Sulmuesi kroay i Milanit, Ante Rebic është shprehur i lumtur për formën e mirë që po kalon te “kuqezunbjtë”.
Kroati ka arritur të shënojë gjashtë gola deri me tani në Serie A me skuadrën italiane, fakt ky që e gëzon tej mase atë.
Tashmë lojtari është kthyer në një pikë referimi në vijën e sulmit së bashku me Zlatan Ibrahimovicin, anise në fillim të ardhjes së tij nuk e gjente vazhdimësinë në skemat e Stefano Piolit.
“Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj rregullisht. Gjithçka po shkon mire tani, jam me fat. Për mua asnjëherë nuk ka qenë e vështirë të luaj në Itali, në krahasim me ligën gjermane”’, u shpreh 26-vjeçari për Dalmantinski Portal.
Sulmuesi gjithashtu foli edhe për relacionin e tij me Ibrahimovic në fushën e lojës, duke u shprehur me elozhe për shtatlartin suedez.
“Për mua është kënaqësi të luaj më të dhe të shoh kualitetet dhe përvojën e tij. Ai më ndihmon shumë”, shtoi ai.
Milani momentalisht gjendet në pozitën e tetë në tabelë në Serie A.