Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Atalantës dhe PSG-së, duel ky në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Me dy gola krejt në minutat e fudnit të takimit, nga Marquinhos dhe Choupo-Moting, Parisi arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pra, epilogu final i takimit u vendos në 1:2 në të mirë të klubit francez.
Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe autori i golit të fundit dhe heroi i kësaj ndeshje, Choupo-Moting, ku tha se ndihet i lumtur dhe se ndeshje ishte thjeshtë një çmenduri.
“Ishte një lojë e çmendur. Një lojë e vështirë kundër një kundërshtari të ashpër. Nuk ishte e lehtë. Neymar pati një lojë të shkëlqyeshme”, tha fillimisht Moting.
“Kur u futa në fushë e medova se këtë ndeshje nuk mund ta humbasim, nuk mund të shkojmë në shtëpi me këtë rezultat. Unë kam qenë i sigurt në veten time dhe ekipin”, tregaoi ai.