Kylian Mbappé mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e “Final Eight” më Champions, përballë Atalantës më 12 gusht.
Sipas “L’Equipe”, bomberi i PSG-së është duke djegur fazat e rikuperimit, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në kyçin e këmbës në finalen e Kupës së Francës kundër Saint Etienne.
Të lidhura
None found
Gazeta Franceze, duke përmendur një anëtar të familjes së sulmuesit si burim, shkon më tej dhe thotë se “ekziston një probabilitet prej 90% që ai të grumbullohet për këtë ndeshje”.
Mbappé, siç tregon “L’Equipe”, është parë në “Camp des Loges” (qendra stërvitore e PSG) duke ecur pa patericë, vetëm 4 ditë pas ndërhyrjes dëmtimit.
Të Premten në mbrëmje ai ishte në stendat e “Stade de France” për të ndjekur fitoren e shokëve të tij kundër Lyonit në Kupën e Ligës dhe gjithashtu doli për të festuar, pa treguar ndonjë problem të veçantë.
