Eliminoi Juventusin dhe Man.City, Garcia i jep merita vetes së tij

Trajneri i Lyon ka marrë të gjitha meritat për fitoren e Lyon kundër Manchester City.

Pas befasisë ndaj Juventus, skuadra franceze ka shtuar edhe një tjetër befasi në këtë vit, duke mposhtur skuadrën e Manchester City.

Trajneri Rudi Garcia ka dhënë disa komente pas ndeshjes, ku theksin ka vënë te taktikat e lojës, duke refuzuar në një farë forme që t’i heq vetit ndonjë meritë.

“Kundër Pep është gjithmonë e vështirë . Duhet pritur gjithçka. E dinim se mund të gatuante diçka që na destabilizon”, ka thënë Garcia.

“Por, ne mund të themi se kemi fituar luftën taktike ndaj tij”, ishin fjalët e trajnerit.

Lyon shënoi mbrëmë fitore 1:3, në një ndeshje ku Moussa Dembele shënoi dy gola, pasi erdhi si zëvendësues.


Shtuar 16.08.2020 06:12