Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga tifozët në faqen zyrtare të verdhekuqëve.
Dhe një nga pyetjet e bëra nga tifozët kryeqytetas ishte ajo për golin më të bukur me fanellën e Romës. Dzeko u përgjigj pa shummë vështirësi, 34 vjeçari u shpreh se ai ndaj Chelseat në Stamford Bridge është i prefetuar i tij.
Sulmuesi edhe pse përdor dhe shënon më shumë këmbën e djathtë, disa prej golave më të bukur në karrierë i ka shënuar me këmbën e majtë dhe padyshim ai kundër Chelsea-t në Londër është më i bukuri. Për këtë as vetë futbollistivet nuk ka dyshime.
“Cili është i preferuari im? Nuk është e vështirë, ai kundër Chelsea-t. Ishte i vështirë për t’u realizuar dhe ishte vërtet spektakolare,” tha Dzeko.
Kur u pyet se sa herë e shikoi golin kundër Chelsea, Dzeko dha përgjigjen e pritur. “Shumë herë, shumë. Është një gol që meriton të shihet vazhdimisht. Natyrisht është edhe më i bukur kur është kur është i joti. Ishte një gol para tifozëve të Romës. Ata gjithmonë na ndjekin, vijnë kudo ku luajmë. Toka në të cilën ishin tifozët e Romës e bën atë edhe më të mirë. Në të vërtetë do të thotë shumë, veçanërisht sepse e bëra atë para tyre. Të gjithë u çmendëm pas golit. Lojtarët dhe tifozët”, theksoi Dzeko.