Edhe pse jo në formën e tij më të mirë, Ronaldo vendos rekord në Serie A

Ylli portugez zhbllokoi ndeshjen ndaj Bolognas duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe për të vendosur një rekord të ri në Serie A.

Cristiano Ronaldo ka tejkaluar Rui Costa për t’u bërë portugezi me më së shumti gola në historinë e Serie A.

Goli i Ronaldo ishte i 22-ti në Serie a këtë sezon, dhe tashmë ai numëron një më shumë sesa 21 golat që menaxhoi t’i shënonte në kampanjën debutuese në Torino.

Kështu, CR7 numëron 43 gola dhe kalon Rui Costa për t’u bërë portugezi me më së shumti gola në Serie A. /


Shtuar 23.06.2020 06:43