Edhe pse e mposhti, Maldini shprehet se ende po vuan efektet e koronavirusit

Legjenda e Milanit, Paulo Maldini ja doli të mposhtë koronavirusin, por sëfundmi është shprehur se efektet e tij u vuan ende.

Ish-mbrojtësi i Milanit ndjeu simptomat e para të sëmundjes më 5 mars dhe zbuloi tre javë më parë se përveç tij, edhe djali i tij Daniel kishin testuar pozitivisht.

“Është e vështirë të fillosh përsëri, sot u përpoqa të bëja diçka tjetër në palestër, pas dhjetë minutash isha i vdekur. Dhe jo sepse isha 52 vjeç”, tha ai për AS.

Kjo deklaratë vije vetëm një javë më vonë, pasi u konfirmua se ai dhe djali i tij kishin kaluar pandeminë.

Gjithashtu, Italia mbetet vatra e përhapjes së Covid-19 në Evropë.


Shtuar 13.04.2020 08:51