Pezullimit të futbollit për shkak të Koronavirusit duket se po i vjen fundit dhe gjithçka është drejt rikthimit në normalitet.
Shumë shtete kanë njoftuar datat për rifillimin e kampionatit, teksa së fundmi të njëjtën gjë ka bërë edhe Çekia.
Pas një mbledhje me klubet mëngjesin e sotëm, është rënë dakord që kampionati të rifillojë më 23 maj.
Një lajm ky shumë i mirë për të gjithë tifozët, të cilëve do ju duhet të presin vetëm 10 ditë bërë të parë skuadrat e tyre në fushat e lojës.
Do ketë një protokoll të rreptë sigurie për të gjitha skuadrat, teksa të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, në mënyrë që të mos rrezikohet më shumë.