Edhe Ajax kërkon titullin si Club Brugge, holandezët sulmojnë UEFA-n

Lajmi se Belgjika ka mbyllur që tani çështjen e kampionatit për t’u dhënë kohë klubeve të përgatiten qetësisht sa i përket sezonit të ardhshëm dhe të ndërtojnë strategji si të dalin nga kriza, duket se ka tërhequr vëmendjen edhe në vende të tjera.

Te fqinjët e Holandës, është ekipi i Ajaksit njënga klubet që kërkon që të ndiqet i njëjti shembull e të mos vazhdohet kot më plane për të luajtur me çdo kusht.

Në fakt, federata holandeze ka bërë të ditur dje se do të ndjekë udhëzimin e UEFA-s për t’u munduar të vazhdojë kampionatet deri më 3 gusht. Por Mark Overmars, drejtori sportiv i Ajaksit, bën të qartë se ky është plani i gabuar.

“E kam të vështirë ta kuptoj një gjë të tillë. Ne në Hoandë nuk varemi nga të drejtat televizive si në Spanjë, Angli, Itali e Gjermani, mendoj se janë vënë në trysni të fortë nga UEFA që të vazhdojnë të luajnë me çdo kusht. Po krahasoj Federatën dhe UEFA-n me ndjenjat e presidentit amerikan Donald Tramp një javë më parë, kur mendonte se ekonomia ishte më e rëndësishme se koronavirusi. Kampionati ka vdekur, jeta është më e rëndësishme”, deklaroi Overmars duke bërë të ditur qëndrimin e klubit të tij.


Shtuar 2.04.2020 21:16