Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Me merkaton e verës që po afron, zërat për transferimet vazhdojnë të rriten, ndërsa sulmuesi i Inter vazhdon të lidhet me ‘Camp Nou’.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, Barca nuk e ka ndërmend të tërhiqet apo dorëzohet nga gara për Lautaro.
Përkundër krizës që mund të shkaktohet nga pandemia Covid-19, Barca do ta bëjë të pamundurën për kartonin e yllit të Inter.
Shkëmbimet e lojtarëve mund të jenë një mënyrë tjetër për të siguruar kartonin e lojtarit argjentinas.
