E provoi me Tayna, tani Vinicius Junior ngacmon moderatoren shqiptare (FOTO LAJM)

Braziliani Viniciues vazhdon të pëlqejë vajzat shqiptare.

Gea Braha u bë e njohur 5 vite më parë kur u bë pjesë e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën dhe sot ajo është gazetare sportive.

E ndjekur nga 270 mijë ndjekës në Instagram moderatorja gjithmonë ka tërhequr vëmendjen për fotot e saja.

Moderatorja paraqitet gjithmonë superseksi dhe provokative duke treguar format e saja perfekte.

E siç duket këto foto i kanë rënë në sy dhe futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior.

Ishte vetë moderatorja e cila ka bërë të ditur se Vinicius i ka shkruar asaj.

Nga postimi i bërë duket se Vinicius i ka dërguar asaj një fotografi, por që moderatorja ka zgjedhur të mos i kthejë përgjigje.

“Nuk do ta vaar joo, kot e ke”, ka shkruar Gea Braha.

Kujtojmë që ylli i Real Madridit njihet dhe për shoqërinë që ka me reperen e njohur Taynan.


Shtuar 15.09.2020 19:57