E KRYER/ Thiago Silva transferohet te “Blutë e Londrës”

Chelsea do të përfundoj transferimin e Thiago Silvas gjatë kësaj jave.

Sipas mediave angleze, Frank Lampard është shumë afër që të siguroj shërbimet e mbrojtësit brazilian.

Ai do të nënshkruaj fillimisht një kontratë 12 mujore me të drejta vazhdimi.

Dhe pritja është që një marrëveshje të përfundojë nga klubi Stamford Bridge gjatë pjesës së hershme të kësaj jave, përveç nëse ka një ndryshim të papritur.

Kontrata e Silvas skadoi pas humbjes përfundimtare të Ligës së Kampionëve të së dielës mbrëma ndaj Bayern Munich, që do të thotë se ai është në dispozicion me një transferim falas.

Frank Lampard është i prirur të shtojë përforcime mbrojtëse te skuadra e tij gjatë merkatos pasi skuadra e tij pranoi 79 gola në të gjitha garat në sezonin e kaluar.

Dhe ekziston një ndjenjë që Silva, përkundër faktit që ai mbush 36 vjeç muajin tjetër, mund të përmirësojë prapavijën e klubit.


Shtuar 24.08.2020 10:09