E konfirmuar, Santos rinovon me Portugalin

Fernando Santos, trajneri fitues i Euro 2016 dhe i Nations League, do të qëndrojë në krye të kombëtares së Portugalisë deri në vitin 2024.

Trajneri 65-vjeçar ka rinovuar kontratën me kombëtaren “luzitane” ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga Federata Portugeze e Futbollit.

Santos ndodhet në krye të kombëtares që prej shtatorit 2014, duke e drejtuar ekipin në 71 ndeshje zyrtare.


Shtuar 17.06.2020 07:20