E konfirmon Altin Lala: Rashica tashmë ka filluar bisedimet me klubet e tjera

Agjenti i Milot Rashicës, Altin Lala ka konfirmuar që ka filluar bisedimet me klubet e tjera për ndonjë transferim të mundshëm të klientit të tij, transmeton zeri.info

Ky është një skenar i pritur për Werder Bremenin, por padyshim që është një lajm i keq për tifozët e klubit gjerman, shkruan “deichstube.de”.

Të lidhura

None found

“Ka pasur palë të interesuara dhe gjithashtu ka pasur diskutime. Unë nuk do të përmend emra”, ka thënë Lala.

Rashica ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje këtë edicion për fanellën e klubit gjerman.


Shtuar 13.02.2020 19:37