Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta infektohet me koronavirus

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është infektuar me koronavirus.

Kjo është konfirmuar nga klubi i Arsenalit para pak çastesh.

Vetë Arteta reagoi: “Kjo është vërtet zhgënjyese, por unë e provova pasi u ndjeva keq. Do të jem në punë menjëherë pasi të më lejohet.”

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Premier League konfirmoi se raundi i ndeshjeve i kësaj fundjave do të zhvillohet, diçka që nuk po ndodh rreth Evropës, me La Liga, Serie A dhe Ligue 1.


Shtuar 12.03.2020 22:28