Suarez kalon me sukses provimin dhe merr pasaportën, tifozët: Eja te Juve

Luis Suarez ka marrë pasaportën italiane.

Pas stërvitjes në mëngjes me Barcelonën, Luis Suarez mbërriti në Itali menjëherë pas orës 3 të pasdites.

Ai ka marrë çertifikatën e çertifikimit të gjuhës italiane të nivelit B1 të kërkuar për një pasaportë teksa tifozët thërrisnin: “Eja te Juve”, ndërsa transferimi te Juventus është më i hapur se kurrë. /albeu.com/


Shtuar 17.09.2020 16:16