Reali i Madridit ka vuajtur jo pak për të dalë me 3 pikë të arta në transfertën ndaj Real Sociedad.
Los Blancos kanë fituar 1-2 me golat e Ramos i cili shënoi me 11-metërsh, por më pas spanjolli u largua nga fusha si pasojë e një dëmtimi në gju.
Ndërsa goli i dytë erdhi nga Benzema në minutën e 70, shkruan Albeu.com.
Të dy golat për skuadrën e Zidane erdhën në pjesën e dytë ndërsa vendasit tentuan të rihapin takimin me golin 7 minuta nga fundi të Merinos.
Ndërkohë Reali më këtë sukses ngjitet në krye të tabelës së bashku me Barcelonën me nga 65 pikë. /albeu.com/
