E do Reali dhe Juventusi, Pogba e ka mendjen te fusha

Paul Pogba është prej kohësh në radarët e Juventusit dhe Realit të Madridit ndërsa sëfundmi garës për të i është shtuar edhe Interi, por pavarsisht zërave të merkatos, për momentin vëmendja e mesfushorit francez është vetëm te Manchester United me Pogba që kërkon të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

Në një intervistë për faqen e klubit Pogba deklaroi: “Përsa më përket mua kam qenë jashtë fushave për shumë kohë kështu që për momentin mendoj vetëm të rikthehem sërish në fushën e lojës për të luajtur”.

Ndërkohë mediat angleze sëfundmi kanë raportuar se mesfushori francez nuk do të largohet nga Djajtë e Kuq gjatë kësaj vere kjo edhe për faktin se shumë prej klubeve të mëdha europiane nuk do të kenë financat e mjaftueshme për të blerë lojtarë të mëdhenj si Pogba për shkak të krizës financiare nga koronavirusi.


Shtuar 4.05.2020 10:12