E BUJSHME/ Skuadra e Serisë A i ofron pankinën, De Biasi e refuzon

Spal u mund ditën e sotme nga Sassuolo me rezultatin 1-2 dhe renditet në vendin e fundit me 15 pikë duke rrezikuar rënien nga Serie A.

Pas kësaj humbje drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë trajnerin Leonardo Semplici për shkak të rezultateve të dobëta. I pari që është kontaktuar sipas mediave italiane ishte Ganni de Biasi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare.

Por siç raportojnë mediat italiane De Biasi ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim dhe është në pritje të ofertave të tjera duke humbur kështu një mundësi të artë për të drejtuar në Serie A.

Akordi tashmë është arritur me Luigi Di Biagio, ish-trajnerin e U-21 të Italisë dhe mungon vetëm zyrtarizimi.


Shtuar 9.02.2020 17:26