Barcelona po mendon në dy fronte. Klubi katalanas kërkon të mbyllë sezonin dhe t’i japë fund në krye të kampionatit, por nga krahu tjetër drejtuesit po shohin dhe drejt merkatos. Një sulmues për të zëvendësuar Suarezin kërkohet me patjetër nga trajneri Quique Setien për sezonin e radhës.
Ekipi katalanas do Lautaro Martinezin dhe sipas asaj që shkruan SPORT marrëveshja mes palëve është shumë afër. Argjentinasi ka dhënë miratimin e tij për kalimin në Camp Nou dhe klauzola e tij prej 111 milionë eurove do të paguhet nga drejtuesit e spanjollëve.
Një fakt tjetër interesant është dhe dëshira e Lionel Messit për të patur Lautaron në ekip. Argjentinasi e do bashkëlojtarin e tij tek Argjentina në skuadër. Suarez ka marrë miratimin e tij për një lëvizje të tillë.