E BUJSHME/ Barcelona ka gati ofertën për Guardiolan

Skuadra e Barcelonës po kalon në një krizë rezultatesh nën Quique Setien, duke bërë që pakënaqësitë të jenë të mëdha.

Stoli është në krizë, por Barcelona duket se po e mendon këtë gjë. Është emri i Pep Guardiola ai që ka filluar të përmendet.

Sipas raportimeve të gjigantit mediatik britanik, ‘Express’, Barca ka gati ofertën për Guardiola.

Katalanët janë në pritje të vendimit të CAS për dënimin e Man City, dhe nëse ‘Citizens’ humbin apelin, Barca do të nis ofertën.

Dy vite jashtë Ligës së Kampionëve mund të bëjnë që Pep të heq dorë nga ish kampionët e Premierligës.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët dhe nëse do të ketë mundësi që Pep Guardiola të kthehet te Barcelona.


Shtuar 28.06.2020 09:11