E ardhmja e Ibrahimovic? Milani vendos për sulmuesin

Milani ka marrë vendim për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.

‘Tuttosport’ raporton se skuadra e Milan do ta vazhdojë kontratën e yllit suedez, Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka pasur impakt të madh në lojën e skuadrës së Milan që nga rikthimi i tij në ‘San Siro’, gjatë muajit janar.

Kontrata e suedezit skadon në fund të këtij sezoni, por bordi drejtues i Milan duket se ka plane tjera për lojtarin.

Milan janë duke menduar që t’i zgjasin Ibracadabras qëndrimin në ‘San Siro’, duke i dhënë një vit shtesë në kontratë.

Lidhur me situatën e Ibrahimovic ka folur edhe Paolo Maldini, i cili ka zbuluar se në rast se Milan kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë kontrata e Ibrahimovic rinovohet automatikisht.


Shtuar 29.02.2020 22:32