E ardhmja e Gonzalo Higuain te Juventusi vazhdon të jetë në pikëpyetje. Kontrata e sulmuesit argjentinas me kampionët e Italisë skadon në verën e vitit 2021.
Por në fund të këtij sezoni drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici do të takohet me agjentin e El Pipitas që është vëllai i tij Nicolas për të diskutuar nëse palët do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në fund të kontratës apo do të ndahen gjatë verës së ardhshme.
Në këtë sezon deri tani Gonzalo Higuain ka shënuar 8 gola me Juventusin në të gjitha kompeticionet.
