Pavarësisht një sezoni të mirë të përfunduar me vendin e dytë në Serie A dhe me statusin e finalistit në Europa League, Antonio Conte mund të largohet nga Interi këtë verë. Situata është e tensionuar midis teknikut dhe drejtuesve të skuadrës, veçanërisht me presidentin,Steven Zhang.
Ish-trajneri i Juve është duke kërkuar përforcime në merkato, mirëpo do të jenë të vështira për t’u përballur me rrethanat aktuale.
Megjithatë, Zhang do të përpiqet që ta bindë Conten të qëndrojë në një takim që do të mbahet ditën e sotme, siç ka mësuar Sky Sport Italia .
Ky takim mes dy burrave mund të vulosë patjetër të ardhmen e Conte-s, qoftë në Milano apo diku tjetër.