Dybala tregon momentin kur vendosi të bashkohet me Juventusin

Paulo Dybala ka zbuluar se pas tij ishin vënë shumë klube, por ai donte të shkonte te Juventusi dhe askund tjetër.

Sulmuesi u bashkua me Juven nga Palermo për 40 milionë euro në verën e vitit 2015 dhe tani vlera e tij është më shumë se dyfishi i paguar më parë.

Argjentinasi që akoma është duke u rikuperuar nga coronavirusi, ka folur për faqen zyrtare të Juventusit për shumë gjëra.

“Momenti kur vendose për Juventusin? E mbaj mend atë ditë sikur të ishte dje”.

“Unë isha në shtëpi në Palermo me nënën time dhe të tjerët. Ne po flisnim për atë që mund të ndodhte, ekipin që unë mund të zgjidhja. Tashmë kishte shumë klube, trajnerë dhe të tjerë që thërrisnin, por e dija ë nuk mund t’i thosha askujt jo ose po, sepse e ndjeja që herët ose vonë do të vinte thirrja nga Juve”.

“Një ditë, pas drekës, agjenti im thirri dhe tha brenda një ore, do të marrësh një telefonatë nga drejtori i Juventus. Unë fola me Fabio (Paratici) dhe ai më tha që do të bënte gjithçka të mundshme për të siguruar që unë të bashkohesha me Juventusin.

“Pasi e vura telefonin poshtë, unë vrapova te mamaja ime, e përqafova dhe i thashë që nuk dua të shkoj diku tjetër”, tregon Dybala.

26-vjeçari ka bërë që 216 paraqitje për bardhezinjtë, duke kontribuar me 91 gola dhe 36 asistime.


Shtuar 7.04.2020 20:30