Edhe Paulo Dybala ka shprehur ngushellimet familjarëve të Kobe Bryant pas aksidentit ajror që i mori jetën legjendës së basketbollit dhe vajzës së tij 13 vjeçare.
Në një postim në ‘Instagram’ ylli argjentinas i Juventusit e cilësoi Bryant si një ikonë të sportit, shkruan Albeu.com.
“Sporti po vajton për vdekjen e një legjende ikonike. #Kobe ishte një frymëzim për të gjithë. Një mendim për familjen e tij dhe të gjithë viktimat e aksidentit.”, shkroi Dybala në rrjetin social “Instagram”. /albeu.com/