Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala është afër një marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.
Skuadrat e Premierligës si Manchester United apo Tottenham do t’i shuajnë shpresat për Dybala, pasi ky i fundit është shumë afër rinovimit me ‘Zonjën e vjetër’.
‘Calciomercato’ raporton se marrëveshja e Dybala me Juventus është shumë afër.
Argjentinasi më parë lidhej me një kalim të mundshëm në Premierligë, por situata duket se ka ndryshuar pas ardhjes së Maurizio Sarri.
Dybala thuhet se do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare.