Dybala: Dua të luaj përsëri me Pogban, e vlerësoj shumë

Paulo Dybala ka shprehur edhe një dashurin e tij për ish-shokun e skuadrës te Juventusi, Paul Pogba, duke thënë se shpreson që një ditë të luajë sërish me të.

Dyshja komunikojnë rregullisht përmes rrjeteve sociale dhe mbajnë kontakte private, të cilat gjithmonë nxisin raportime të medieve për një rikthim të mundshëm të francezit në Torino.

Kur Dybala tregoi koleksionin e fanellave të Ligës së Kampionëve në UEFA.com, ai pati lavdërime për Pogban.

“Nuk mund të anashkaloja një fanellë si kjo, natyrisht. Është e Manchesterit, shoku tim Paul [Pogba], të cilin e admiroj si person edhe më shumë sesa si futbollist”.

“Kam pasur rastin të ndaja gjëra të mëdha me të dhe shpresoj se mund ta përsëris atë një ditë. Por në lidhje me lojën atë ditë, ishte e paharrueshme të luash në një stadium si ‘Old Trafford’, një nga stadiumet më të rëndësishëm në botë. Ju hyni brenda dhe ndjen atmosferën”.

“Ata luajtën nën drejtimin e Jose Mourinhos, një nga menaxherët më të suksesshëm në histori për sa i përket fitoreve. Nuk ishte një lojë e lehtë. Ne fituam 1-0 me një gol që shënova, megjithëse isha pak me fat, pasi topi kërceu para meje, shumë afër golit”.

“Të shënosh dhe të fitosh një ndeshje në atë mënyrë e bën atë edhe më të ëmbël dhe të jesh në gjendje të shkëmbesh fanella me mikun tënd është një nga gjërat më të bukura që mund të bësh në futboll”, ka thënë Dybala.

Ai i ka veçuar edhe tri fanella tjera, të Iker Casillas, Arjen Robben dhe Andres Iniesta.


Shtuar 7.05.2020 16:41