Futbolli zviceran vazhdon të nxjerrë në pah talente të shumtë shqiptarë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura jo vetëm në këtë vend, por edhe në kampionate më presitgjioze, si ai italian.
Emri më i fundit është sulmuesi Luan Abazi, për të cilin kanë shfaqur interes klube të Serisë A.
None found
Djaloshi 18-vjeçar është pjesë e skuadrës së U18 të St. Galen dhe me të ka treguar një formë të admirueshme, duke shënuar 9 gola në 12 ndeshjet që ka luajtur në kampionatin e U18 ku merr pjesë ekipi i tij. Kësisoj, qendërsulmuesi ishte golashënuesi i dytë më i mire i këtij kampionati.
Një paraqitje që ka rënë në sy të ekipit të parë, aktualisht kryesues i kampionatit zviceran, por jo vetëm atij.
Kështu, VIP Sport ka mësuar se për lojtarin kanë shfaqur interes klubet e Sasuolos dhe të Kievo Veronës, të cilat do të dëshironin ta bënin atë pjesë të akademive të tyre e pse jo, të ekipit të parë.
Negociatat vazhdojnë e pritet që të merret një vendim për të ardhmen e tij gjatë kësaj vere.
Lojtari deri tani ka veshur fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke luajtur me ekipin U18 të saj.
Ndërkaq, FSHF mbetet në vëzhgim nga larg e nuk ka bërë asnjë hap konkret për të kontaktuar e siguruar një futbollist i cili duket se premton për të ardhmen, edhe pse shpeshherë nga institucioni deklarohet se i kanë dhënë përparësi futbollistëve të rinj nga Maqedonia e Veriut për t’i bërë pjesë të përfaqësueseve kuqezi.
Gjilani ka triumfuar në derbin ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në një takim të sotëm…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion…
Policia duket se e ka marrë shumë seriozisht protestën e sotme kombëtare, ndërsa ka forcuar praninë e saj në Bulevardin…