Derbi i javës së 13-të në elitën e futbollit kosovar përfundoi me fitoren 3-2 të Gjilanit përballë Malishevës. Në një takim plot emocione, ku katër gola u realizuan në pjesën e dytë, gjilanasit siguruan tri pikë të rëndësishme për luftën në krye të renditjes.
Ky sukses e çon Gjilanin në vendin e katërt me 22 pikë. Malisheva, ndërkohë, ruan pozitën e dytë me 27 pikë, dy pas Prishtinës kryesuese, e cila numëron 29 pikë dhe ka zhvilluar një ndeshje më pak.
None found
Fillimi i përballjes foli për Gjilanin, që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të. Pas një pasimi vendimtar të Ardian Limanit, Arjol Bllaca gjeti rrjetën dhe vendosi shifrat 1-0.
Me nisjen e pjesës së dytë erdhi edhe përgjigjja e Malishevës. Në minutën e 47-të, Rimal Haxhiu shërbeu për Valmir Nafiun, i cili barazoi rezultatin në 1-1.
Mundësia për të kaluar në avantazh iu paraqit mysafirëve në minutën e 73-të, kur u akordua penallti në favor të tyre. Nafiu mori përsipër ekzekutimin, por Marijan Coric bëri një pritje të shkëlqyer, duke ia mohuar golin nga pika e bardhë.
Vetëm pesë minuta pas penalltisë së humbur, ishte Gjilani që goditi sërish. Në minutën e 78-të, Bllaca shënoi për herë të dytë në këtë ndeshje dhe i dha skuadrës së tij epërsinë 2-1.
Avantazhi i vendasve u thellua në minutën e 87-të, kur Bllaca këtë herë dha asistimin për Bleart Tolajn. Ky i fundit e përfundoi aksionin me gol, duke e çuar rezultatin në 3-1.
Malisheva vazhdoi të kërkonte golin dhe në minutën e 92-të Xhemajl Ibishi shkurtoi diferencën në 3-2. Realizimi i tij i shtoi emocionet e derbit, por nuk mjaftoi për t’i shpëtuar mysafirët nga humbja.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në një takim të sotëm…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion…
Policia duket se e ka marrë shumë seriozisht protestën e sotme kombëtare, ndërsa ka forcuar praninë e saj në Bulevardin…
SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish.…