Duket e pabesueshme, Benzema golin e parë ndaj Atleticos në “Bernabeu”

Karim Benzema ka shënuar golin e parë ndaj Atletico Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi i Real Madridit nuk kishte shënuar asnjëherë më parë kundër “Los Colchonero”s në stadiumin “Santiago Bernabeu” deri sot ku shënoi pas krosimit të Ferland Mendy në pjesën e dytë.

Goli i tij ishte i pari kundër një skuadre që ai nuk ia ka dalur që të shënoi, por ishte edhe i pari pas pesë ndeshjeve ku sulmuesi francez nuk kishte shënuar.

Ky është goli i dytë brenda jave pasi që Benzema shënoi edhe kundër Real Zaragozas në Kupën e Mbretit të mërkurën në mbrëmje.


Shtuar 1.02.2020 20:45