Duken spektakolare, ja si do jenë uniformat e reja të Barcelonës për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Katalanasit kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm ku synon transferimin e disa lojtarëve të mëdhenj.

Barcelona ka vendosur edhe për fanellat e reja në bashkëpunim me kompaninë gjigante Nike për edicionin e ri.

Ka qenë gazeta Sport që ka zbuluar fanellat e Barcelonës për sezonin 2020/2021.

Fanellat e para do të jenë ato me ngjyra tradicionale ndërsa të dytat ngjyrë të zezë e të tretat ngjyrë rozë.

Por fanella speciale do të jetë e katërta, ku janë kombinuar ngjyrat e flamurit të katalunisë dhe ato tradicionale të Barcelonës.

Kjo fanellë speciale e zbuluar nga Sport është pritur jashtëzakonisht mirë nga tifozët e Barcelonës.

Sigurisht tifozët spanjoll nuk do ta presin mirë fare këtë fanellë pasi dihet tanimë konflikti që kanë me katalunasit.

Barcelona zakonisht i zbulon fanellat në bashkëpunim me Nike në fund të sezonit, por duket se këtë vit prezantimi zyrtar do të shtyhet shkaku i coronavirusit ku sezoni nuk dihet se kur do të përfundojë.

/Telegrafi/


Shtuar 17.04.2020 10:27