Duka: Rinisje interesante, shpresoj ta mbyllim me tifozë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në lidhje direkte, për emisionin Fair Play foli për javën e parë të futbollit pas pandemisë.

“Më janë dukur më shumë se 84 ditë ndërprerje. Kanë qenë ditë të mërzitshme jo vetëm pa futboll, por edhe pa aktivitete të tjera. Ta harrojmë këtë periudhë dhe të shohim përpara. Jam i kënaqur që filluam, edhe pse nuk kishte tifozë. Java e parë ishte interesante. Gara ishte interesante dhe ndeshjet u bënë të bukura. Shpresojmë që ta mbyllim sezonin me tifozë”, deklaroi kreu i FSHF-së.


Shtuar 3.06.2020 20:26