Paraqitja dinjitoze e Tiranës ndaj serbëve të Crvena Zvezdës në turin e dytë kualifikues të Champions League, ka marrë edhe vlerësimet e presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit Armand Duka.
Ky i fundit me një postim në rrjetet sociale ka inkurajuar klubin bardheblu pavarsisht eliminimit duke theksuar se Tirana nderoi futbollin shqiptar, ndërsa i ka uruar bardheblutë të shkojnë sa më larg në Europa League.
“Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit, u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit, nuk u kurorëzua me kualifikim.
Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Një tjetër mundësi! Sfida europiane vazhdon!”, shkruan Duka në rrjetet sociale.