Drejtori sportiv i Werderit: Disa skuadra po interesohen për Rashicën

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha, thotë drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann.

23 vjeçari ka bërë rritje të madhe në karrierën që nga transferimi në Vitesse në vitin 2011, dhe raportet pretendojnë se ai është afër kalimit te RB Leipzig.

Baumann ka thënë për Sky Sport se ka “shumë klube emocionuese” të interesuara për Rashicën, por pandemia e koronavirusit ka prishur planet e verës.

Werder Bremen po rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga këtë sezon, dhe një rënie një kategori më poshtë, do të nënkuptonte largimin e sigurt të djaloshit nga Kosova.

Ditë më parë, agjenti i tij Altin Lala, ka deklaruar se ka ardhur koha që Rashica të luajë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra si RB Leipzig, Borussia Dortmund, Liverpool, Wolves dhe Aston Villa janë të interesuara për ish futbollistin e Llamkos Kosovës.


Shtuar 14.05.2020 08:25