Drejtori sportiv i Milanit flet për të ardhmen e Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic u transferua te Milani gjtë afatit kalimtar të janarit për ti dhënë Milanit eksperiencë dhe garanci.

Suedezi nënshkroi një kontratë gjashtë-mujore me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, që më shumë mundësi do të ndodhë.

Një zgjedhje që Ibra është i lirë ta bëjë, sipas drejtorit sportiv të Milanit, Frederic Massara.

“Në fund të fundit i takon atij të vendosë dhe sa kohë do të dëshirojë të vazhdojë. Është një fenomen, ne jemi shumë të kënaqur me performancën e tij, ” i tha ai Rai Sport kohët.

Që nga ardhja e tij, Zlatan Ibrahimovic ka kontribuar në ringjalljen e kuqezinjëve dhe është kthyer në një lojtar mjaft deçiziv për skuadrën.


Shtuar 15.02.2020 10:42