Dortmund i tregon çmimin Realit për Haaland

Borussia e Dortmundit nuk e ka pritur aspak mirë interesimin e Realit të Madridit për talentin norvegjez Erlin Haaland.

19-vjeçari nordik është shndërruar në dëshirën e parë të trajnerit të Los Blancos Zinedine Zidane për të forcuar sulmin në merkaton e dimrit me Realin që pretendon të paguajë klauzolën e largimit të Haaland nga verdhezinjtë që kap shifrën e 75 milionë euro.

Por sipas Don Balon drejtuesit e skuadrës gjermane as që duan t’ia dinë për këtë klauzolë dhe i janë kundërpërgjigjur klubit merengues me një kërkesë vërtetë të frikshme, përcjell Supersport.

Dortmundi për të lënë të lirë Haaland kërkon 90 milionë euro plus kartonin e marokenit Hakimi i cili aktualisht është i huazuar te verdhezinjtë.

Por kërkesa e klubit të Bundesligas nuk ndalet këtu pasi kërkon edhe të jetë i privilegjuar për të blerë sulmuesin tjetër Mariano Diaz nga Reali.


Shtuar 28.04.2020 20:41