Dorëzoi dy trofetë e fituar, Flick: Pas pushimeve, duam Champions-in

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, kishte nderin të dorëzonte dy trofetë e fituar këtë sezon në muzeun e klubit.

Bundesliga dhe DFB Poka, dy trofe shumë të rëndësishëm, u fituan nga bavarezët këtë sezon.

Tani, futbollistët e Bayern do të shijojnë disa ditë pushime, para se të rikthehen të përgatiten për Champions League. Ndeshjen e parë kundër Chelsea në Stamford Bridge, Bayern e fitoi 0-3 dhe ka hedhur një hap drejt fazës 1/8-ave.

Flick tha për faqen zyrtare të Bayern se synon të arrijë finalen e Champions-it, që do të luhet në Lisbonë: “Ishte nder për mua të dorëzoja këto dy trofe në një muze kaq historik. Tani do pushojmë, për t’u rikthyer dhe për të synuar finalen e Champions League”, tha mes të tjerash strategu gjerman.


Shtuar 7.07.2020 15:19