Dopieta e Lukakut i jep fitoren Interit dhe e rikthen në vendin e dytë (VIDEO)

Interi rikthehet te fitorja në kampionat pas tre barazimeve.

Zikaltërit mposhtën me rezultatin 0-2 Udinesen.

Të dy golat për zikaltërit i shënoi Romelu Lukaku në minutat 64 dhe 71, shkruan Indeksonline.

Të parin belgu e shënoi nga afërsia pas një finte të bukur, ndërsa të dytin e realizoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Interi rikthehet në vendin e dytë ne 51 pikë, tri pikë më pak se Juventusi dhe dy më shumë se Lazio.


Shtuar 2.02.2020 21:43