Doktari i Arsenalit zgjedh të qëndrojë në “Emirates”, refuzon Liverpoolin

Kreu i mjekësisë sportive të Arsenalit, Dr Gary O’Driscoll, ka zgjedhur të mbetet në stadiumin ‘Emirates’ pasi hodhi poshtë një ofertë nga liderët e Premierligës, Liverpool.

O’Driscoll ishte identifikuar për të zëvendësuar Andrew Massey në Liverpool, i cili u largua nga ‘Anfield’ për të marrë një rol të ri drejtues me FIFA në dhjetor.

Arsenali kishte rënë në alarm dhe kësisoj ndërmorri masa, përpara se të bindte përfundimisht O’Driscoll për të zgjatur qëndrimin e tij 11-vjeçar në klub.

Goal ka mësuar se 49-vjeçari ishte tunduar nga oferta e Liverpool, por përfundoi duke qëndruar në Arsenal për arsye profesionale dhe personale.

Familja e O’Driscoll janë vendosur në Londër dhe ai është i entuziazmuar nga drejtimi i duhur që duket se Arsenali po shkon nën trajnerin aktual Mikel Arteta.


Shtuar 16.03.2020 13:29