Djali i legjendës së kombëtares shqiptare, Etien Tare ka zgjedhur të eci në hapat e babait.
Dje, teksa ka ftuar ndjekësit e tij në “Instagram” që t’i bëjnë pyetje, disa shqiptarë e kanë pyetur për pushimet në Vlorë dhe të tjerë e kanë pyetur për cilën prej përfaqësueseve do të zgjedhë që të luajë.
Tare, përveç mundësisë për të luajtur me Shqipërinë, ka shanse edhe të pasaportës italiane sepse ka lindur në Brescia, ka edhe atë gjermane për nga mëmësia.
Mirëpo, përgjigjja e djalit të ish-bomberit të Kombëtares shqiptare është një mesazh krenarie: Vetëm Shqipërinë, teksa ka postuar disa flamuj kombëtarë.