Ditët e fundit të merkatos, te Barcelona janë ende 6 lojtarë në shitje

Barcelona synon të kryej edhe disa shitje gjatë kësaj merkatoje.

Katalanët kanë larguar nga radhët e tyre emra si Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Luis Suarez, por janë gati për të tjera largime.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barca po presin oferta edhe për gjashtë lojtarë të tjerë, ndonëse e dinë se jo të gjithë do të shiten.

Jean Clair Todibo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Carles Alena, Rafinha Alcantara dhe Martin Braithwaite janë në shitje.

Barca synojnë të mbledhin sa më shumë para që të munden nga këta emra.

Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje të ndonjërit prej lojtarëve të përmendur.


Shtuar 28.09.2020 08:53