Ditën kur Neymar u paraqit me numrin 200 në fanellë, përkulej para Ronaldinhos dhe shënonte një supergol (VIDEO)

Ata që kanë ndjekur Neymarin që nga fillimi i karrierës së tij me siguri do të kujtojnë se në një ndeshje ai kishte mbajtur fanellën me numër 200.

Në teto të vitit 2012, Neymar festoi paraqitjen e 200-të të tij me santos, dhe vendosi që në fanellë të mbaj numrin 200.

E gjitha kjo ndodhi në atë ndeshje kur u krijua fotografia e famshme në të cilën Neymar u përkul para Ronaldinhos, i cili atë kohë po luante për Atletico Mineiro.

Tifozët do të kujtojnë atë ndeshje pasi Neymar shënoi një nga golat më të mirë në karrierën e tij.

Neymar kishte bërë disa kalime të jashtëzakonshme ndaj mbrojtësve kundërshtarë, për të dërguar në fund topin në rrjetë.


Shtuar 12.05.2020 20:55