Ditë zie për yllin e futbollit, vritet vëllai i tij pas një sherri në një klub nate

Tragjedia ka prekur familjen e futbollistit të Totenhemit Serxhi Urier. Mediat franceze raportojnë se vëllai i tij është gjetur i vdekur në qytetin Tuluzës.

Sipas raportimeve të fundit, i ndjeri është goditur me armë zjarri duke i shkaktuar plagë fatale në pjesën e barkut. Ai u gjet i shtrirë në “Bulevardin dë Tibo”. Pasi u dërgua në spital, vëllai i lojtarit të skuadrës angleze u konfirmua se kishte humbur jetën.

Sipas dëshmitarëve, viktima është konfliktuar në një klub natë në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Shtuar 13.07.2020 10:24