Pritja për të parë përfundimisht Rej Manajn të prezantuar si një lojtar i ri i FC Barcelona ka një datë skadimi.
Sot, ylli shqiptar, do të nënshkruajë për t’u bërë lojtar i Barcelonës B.
Lojtari nga Albacete i kategorisë së dytë ka kaluar tashmë kontrollet mjekësore dhe gjithçka është gati për të pozuar me fanellën e Barcës.
22-vjeçari shqiptar arrin në klub për të zëvendësuar Abel Ruizin, i cili largohet drejt Sportingut, një operacion që mund të mbyllet në orët e ardhshme.
Manaj kishte një kontratë me Albaceten deri në vitin 2024, por ai nuk hyri në planet e Luis Miguel Ramisit dhe vendosi se largimi ishte opsionin më të mirë.
Lojtari do të jetë në gjendje të debutojë këtë fundjavë në “Johan Cruyff” kundër Ejea.
Manaj do të jetë nënshkrimi i parë i dimrit për ekipin e García Pimienta , por gjithçka tregon se ai nuk do të jetë i vetmi.