Diferenca në Atalanta-PSG, Neymar fiton më shumë se i gjithë ekipi bergamez

PSG ka një status shumë të ndryshëm nga kundërshtarët e tyre në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi paga e Neymar mbulon të gjithë faturën e pagave të skuadrës së Atalanta.

Të dy ekipet do luajnë ndeshjen çerekfinale në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.

Paris Saint-Germain udhëtoi tashmë në Portugali për t’u vendosur në bazën e tyre dje, ndërsa La Dea do të largohet nga Bergamo të hënën.

La Gazzetta dello Sport hodhi një vështrim në financat e këtyre klubeve dhe gjeti një statistikë mjaft të jashtëzakonshme.

Kur analizon faturat e pagave, vetëm Neymar fiton më shumë se sa i gjithë ekipi i Atalanta.

Raportohet se braziliani ka një pagë në vlerë 36 milionë euro në vit, ndërsa lojtarët më të paguar në skuadrën e Atalanta janë Papu Gomez, Josip Ilicic dhe Duvan Zapata me 1.2 milion euro në vit plus bonuse.


Shtuar 9.08.2020 15:24