Dier lë Tottenham me 10 lojtarë për të kryer nevojat personale, Mourinho e ndjek nga pas (VIDEO)

Tottenham ka kaluar tutje në EFL Cup, pasi mposhti Chelsean pas ekzekutimit të penalltive, me kohën e rregullt të ndeshjes që përfundoi 1:1.

Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë shkaku i një ndodhie, me Eric Dier dhe Jose Mourinhon protagonist.

Futbollisti në minutën e 76’ ka lënë fushën për të shkuar drejt tualetit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Jose Mourinhos, që është vënë pas futbollistit.

Mourinho pas ndeshjes ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë për ta vendosur në presion lojtarin, që të kthehet sa më parë në fushë.

Ky moment, është përhapur shumë në mediet sportive.


Shtuar 30.09.2020 06:52