Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit Diego Costa gjatë këtij afati kalimtar, kanë njoftuar të mërkurën mediumet spanjolle.
Costa pritet të largohet nga Atletico Madridi dhe te PSG-ja mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi klubi spanjoll është i gatshëm t’ia shkëpusë kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
Negociatat mes ekipit francez dhe Costas tashmë kanë filluar dhe pritet që të arrihet marrëveshja gjatë këtyre ditëve.
Me largimin e Costas, Atletico do t’i bënte vend sulmuesit Edinson Cavani që është lojtar i lirë dhe po kërkohet me ngulm nga trajneri Diego Simeone. Simeone dëshiron që Cavani të jetë partner i Luis Suarezit në repartin sulmues të Atletico Madridit. Costa 31-vjeçar, këtë edicion ka një gol në një ndeshje të luajtur në La Liga.