Vedat Muriqi do të jetë futbollisti më i ri i Lazios.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur Gianluca Di Marzio përmes rrjetit social “Twitter” teksa shkroi se palët kanë arritur marrëveshje për kalimin e sulmuesit në Itali, por pa specifikuar detajet.
Shuma e transferit pritet të jetë reth 20 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset, kurse lojtari do të përfitojë afro 2.6 milionë euro në sezon teksa 26-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.