Di Maria zbulon se numrin 7 te United ja kishin dhënë pa dëshirën e tij

Sulmuesi aktual i PSG, ka zbuluar se si e ka marrë numrin shtatë te Manchester United.

Argjentinasi shpjegon se nuk i kishte mbetur asnjë mundësi për të zgjedhur , për rrjedhojë e ka marrë numrin 7, të cilin nëse do të kishte mundësi nuk do e zgjidhte, raporton Goal.com.

Edhe pse shumë lojtarë të mëdhenjë e kanë bartur këtë numër, për këmbëshpejtin argjentinas numri 7 nuk është më i preferuari.

Numri i preferuar për lojtarin është numri 11, të cilin lojtari e ka bartur qysh në fëmijëri.

“Është një numër që e kam veshur qysh kur kam qenë fëmijë”, ka thënë 31 vjeçari.

Di Maria po kalon një sezon fantastik te PSG, cka e ka bindur edhe trajnerin gjerman, Thomas Tuchel, ta përfshijë në planët e tij.


Shtuar 4.02.2020 15:28